Për deklaratën e dhënë disa ditë më parë nga gazetari Arjan Çani rreth largimit të tij nga vendi ka reaguar edhe gazetari Bledi Mane.
Ai ka bërë një postim në Facebook ku shkruan arsyet sipas tij se përse Çani nuk do të largohet.
Postimi i plotë i Bledi Manes:
“KU KA B****JARAN ÇANI TË LARGOHET NGA SHQIPËRIA! E provoi një herë kurbetin kur sa kishte mbaruar fakultetin iku ilegalisht në Francë. Jetonte e punonte me disa arabe në një geto te Parisit si hamall në një supermarket të ushqimeve hallall, por nuk ndenji shumë e u kthye i rraskapitur.
E çuan mësues frëngjishteje në një fshat të braktisur andej nga Dropulli i Gjirokastrës, por edhe nga andej iku me emergjencë dhe mbërriti në Tiranë. Bridhte redaksive te gazetave te vitit 1995 botuesit Nikoll Lesi iu dhimbs dhe e mori në punë. Më pas shkoi te Gazeta Shqiptare e Carlo Bollinos e meqënëse bënte nje jetë plot sakrifica dhe vuajtje pa fund, filloi edhe transmetimin e një programi nate në një radio lokale. Jetonte ne konviktet e qytetit Studenti, lahej rrallë dhe rrallë ushqehej.
Derisa një ditë te bukur pranvere iu kundërvu kryebashkiakut frikacak të Tiranës Edi Rama duke e sulmuar dhe atakuar sistematikisht. Bashkia u detyrua ta llogariste ne refenenë e saj dhe Arjan konviktori bashkë me Genci ndërtuesin përlajnë një leje ndërtimore për një pallat. Rraskapitjet e Çanit morën fund, nga konviktor legjendar bëhet me apartament të ri duke mos shpenzuar asnjë qindarkë.
Kjo lloj meseleje e joshi prej kodoshi dhe gazetaria gjobëvënese u kthye ne ritin e tij profesional. Bëri lekë, gjeti nuse, u bë prind, filloi programin televiziv, u konvertua nga i majtë radikal në të djathtë ekstremist… U pasurua frikshëm! Sot kur pronari i Tv Klan ia ka mbledhje s***** dhe ia ka qepur gojën, Jarani i Zonës së Lirë”.