Pasi na shoqëroi 10 vite në “Klubin e Mëngjesit” në Club Fm, Blendi Salajn këtë sezon televiziv e pamë çdo mëngjes në emisionin “Dita Jonë” në kanalin e ri, A2 CNN.

Në "Instagram"-in e tij, Blendi ndan më së shumti momente nga puna, por ia vlente të thyhej rregulli për të na prezantuar me pjesëtaren më të ëmbël të familjes së tij.

Pak ditë më parë, gazetari i njohur dhe bashkëshortja e tij u bekuan me një vajzë, që vendosën ta quajnë Era.

Kujtojmë se Blendi është baba i një djali, Brian.