Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘Kartëmonedha’, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 3800 kartëmonedha euro të falsifikuara dhe janë arrestuar 3 persona. Burime policore bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
Dionis Vina, 33 vjeç, banues në Korçë (i cili ka kryer 14 vite burg, në Shtetin Grek, për veprën penale të “Vrasjes”, e ka dalë i lirë në muajin qershor)
Robert Murataj, 55 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë, me 2.5 vjet heqje lirie, në Greqi për veprën penale “Plagosje e Rëndë”)
Aleks Qiqi, 31 vjeç, banues në fshatin Dvoran (i dënuar më parë, me 6 vjet e 3 muaj, heqje lirie në Greqi, për veprën penale “Aksident me pasojë vdekjen”)
Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur në treg monedha të falsifikuara duke blerë me to bagëti si dhe duke i përdorur në pika bastesh. Policia ka sekuestruar edhe një automjet tip ‘Opel’ me targa AA 686 CA.
U sekuestruan:
-27 kartëmonedha të prerjes 100 Euro dhe
-20 kartëmonedha të prerjes 50 Euro (të gjitha këto kartëmonedha, me të njëjtin numër serie V49948758859)
Një automjet i markës “Opel Zafira”, me ngjyrë blu të errët, me targë AA 686 CA.
Tre aparate celularë, të markës Samsung.
Si edhe një leje qëndrimi nga shteti Grek, që e posedonte, shtetasi Dionis Vina (Panajot Doko ) e cila dyshohet se është e falsifikuar.