SHBA, 18 prill 2014 – Bleona Qerreti do të marrë pjesë edhe këtë vit në koncertin kushtuar komunitetit LGBT në Palm Springs, SHBA.
Vitin e kaluar Bleona performoi gjatë koncertit të përvitshëm, të organizuar me këtë rast.
Shfaqja, e quajtur “White Party Palm Springs” është festivali më i madh i muzikës përsa i përket këtij komuniteti.
Edicioni i këtij viti i festivalit përkon me përvjetorin e 25-të tij. Ai do të zhvillohet në datat 25 deri më 28 prill.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





