5 dhjetor 2014 – Këngëtarja Bleona Qerreti e cila së fundmi është përfolur shumë, në rrjetin e saj social Instagram ka publikuar një tjetër foto.
Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim, Qerreti është shfaqur së bashku me një prej fansave të saj në Amerikë, ku të dy së bashku kanë kryqëzuar duart për të bërë shqiponjën. Ndër të tjera Bleona ka cituar se djali pranë tij, është dhe fansi numër 1 i saj.





