11 mars 2015 – Bleona Qereti edhe një herë tjetër ka konfirmuar se të gjitha zërat që vijnë në drejtim të saj për veshje ose zhveshje, ajo nuk i mer për bazë dhe se i duken një vëmendje e tepruar. 

Në panelin e X-Factor-it shpesh bëhen batuta lidhur me veshjen e saj, e për këtë, gjatë mbrëmjes së djeshme, Bleona është rebeluar dhe u shpreh se ajo është zhveshur që prej vitit 1994. Në një batutë nga kolegu i saj Pandi, i cili e pyeti për faktin që mbrëmë u paraqit “e veshur”, Bleona ka deklaruar se ajo është zhveshur që nga viti 1994 dhe se nuk e kupton se pse njerëzit po e komentojnë aq shpesh. “Unë jam Coca Cola dhe ju doni të më bëni raki”, ka thene Bleona. “Unë jam zhveshur që në vitin 1994, e jo më tani”. Madje ajo i'u drejtua publikut nëse e preferonin të veshur apo të zhveshur, e ndërsa në tërë atë eufori, Alketa Vejsiu e shkëputi qëndrën e vëmendjes duke u marrë me performancën e radhës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/