Në emisionin e kaluar të “Xing me Ermalin”, ka qenë e ftuar Ronela Hajati e cila ka kënduar me interpretim disa këngë të Bleona Qerretit.
Por mesa duket Bleona nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti dhe në videon e publikuar në instagram nga Ermali, ajo thumbon këngëtaren që këndonte.
“Se mua me del vetem gjysma e videos adoleshe……. pastaj më ngec video më keq se ç’i ngec zëri kësaj?”,- i drejtohet Bleona Ermalit.
Por duket se Bleona ende nuk e dinte se cila këngëtare po e imitonte, dhe pasi ka kuptuar këtë shkruan: “Mezi pres ta shoh. E dua”.
Ndërkohë që Ermali i është përgjigur me një batutë: “Amon mi se thashë se të ngeli hatri jarebi”.
Por përgjatë komenteve, shumë prej fansave e kanë kritikuar Bleonën për atë që tha, sa ajo ka shpërthyer.
“Pikërisht atë po them- për kushtet që kemi pasur këngët kanë qenë shumë të mira – Nuk është faji im për produksionet e asaj kohe se aq mundësi kanë pasur , dhe të gjithë kemi të njëjtën histori. Sa për “londrat” ajo është jot shoqe ose jot ëmë ti #shk…të jo unë!!!”,- shkruan Bleona.
Për më shumë shikoni komentet në fotot e mëposhtme