Projekti saj i fundit është një set fotografik për revistën “Grazzi”. Në fotot e realizuara ajo duket mjaft sensuale dhe tërheqëse. Rrobabanjot me të cilat Bleona pozon janë të dizenjuara nga Adam Saaks.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut janë thëniet që Bleona ka shoqëruar këtë foto.

“Ka një vend që kur e prek një femër, ajo mund të çmendet. Zemra e saj”- shkruan Bleona krahas fotos ku duket tepër në formë.

“Unë jam një shpirt i lirë!!! Mund të më admirosh nga toka, ose mund të fluturosh me mua, por asnjëherë mos u mundo të më mbyllësh në një kafaz”.