DURRËS, 10 nëntor 2014–  Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti nuk do të ndalet derisa të fitojë famën që ka ëndërruar në Amerikë. Në  llogarinë e saj në Instagram ajo lajmëron ndjekësit  për çdo aktivitet të sajin në reality show-n “Euros of Hollywood” apo edhe për këngët e reja. Tashmë që ajo mendon se ja ka dalë, iu është drejtuar ndjekësve të saj me një mesazh. Në të Bleona thotë: “Ata që më njohin, kurrë nuk kanë dyshuar tek unë e ata që dyshuan, kurrë nuk më njohën”.