SHBA– Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti, ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe në Beverly Hills të Kalifornisë. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Bleona e ka uruar aktorin, skenaristin dhe regjisorin, Ben Affleck, për çmimin që mori në këtë eveniment. 

“Urime Ben Affleck për Globin e Artë aq të merituar!”, ka shkruar këngëtarja duke ia bashkëngjitur postimit fotografinë e përbashkët të saj dhe yllit hollivudian. I famshmi Affleck dërgoi në shtëpi çmimin ‘Regjisori më i Mirë’ për filmin “Argo”, i cili fitoi edhe në kategorinë e dramës. 

Pas pjesëmarrjeve në spektakle të mëdha, Bleona ishte prezente edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globe, ku siç duket ka krijuar shoqëri me shumë yje botërore. Ajo ishte veshur me një fustan të shkurtër, ngjyrë hiri dhe dukej mahnitëse.