Gjithçka rreth saj përbën një lajm, ashtu siç ka qenë edhe ky i fundit. Bëhet fjalë për Bleona Qerretin dhe marrëdhënien e saj me meshkujt. Siç dihet ka pak kohë që Bleona është ndarë nga bashkëshorti i saj Gani Bardha. Por një foto e postuar nga vetë këngëtarja në Instagram ka bërë që fansat të mendojnë një rikthim të mundshëm të çiftit.
E ftuar në emisionin “ExpressRozë”, Bleona ka treguar shumë rreth jetës së saj dhe çfarë do të ketë në të ardhmen ndërmjet saj dhe Ganiut.
“Unë postova një fotografi, ndoshta ishte dhe faji im, po thjeshtë më kapi një nostalgji edhe e kam parë foton në telefon edhe e kam postuar. Edhe ajo ka qenë vetëm kaq, sepse tek e fundit atëherë s’ka pas Instagram, dhe tani që ka Instagram unë kam të drejtë të nxjerr kujtimet e mia… Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj rikthimi, momentalisht”- ka sqaruar ajo.
E pyetur nëse është e mundur një rikthim midis çiftit Bleona i përgjigjet: “Jo absolutisht nuk bëhet fjalë për një rikthim tonin. Sepse gjëja që nuk ka funksionuar herën e parë, të funksionojë herën e dytë është paksa më e vështirë. Kjo nuk do të thotë qe ai nuk është në jetën time në tjetër formë, jo në formën burrë dhe grua po një tjetër formë si anëtar i familjes që do të jetë gjithmonë në jetën time”.
Në këtë intervistë këngëtarja tregoi edhe në lidhje me projektet të cilat po punon aktualisht. Ajo do të jetë pjesë e disa filmave dhe do të aktrojë në krah të aktorëve të njohur botërisht, si Sharon Stone. Ndërkohë që në Shqipëri është pjesë e jurisë së spektaklit “ Your Face Sound Familiar”.