24 nëntor 2014– Si asnjëherë në historinë e “American Music Awards”, Bleona Qerreti është prezantuar para publikut amerikan jo me punët e saj, por me një letër ku shkruhej se kush është Bleona Qerreti, pasi publiku atje nuk e njeh. Asistenti i Bleonës mbante një letër të bardhë, ku shkruhej me pak fjalë se cila është Bleona Qerreti që i shokoi të gjithë me veshjen transparente në këtë event muzikor. Ky detaj nuk i ka shpëtuar tabloidit britanik “Daily Mail” e cila e komenton me nota ironike artisten shqiptare. Pjesëmarrja e saj shton edhe një herë dyshimet se si është ftuar Bleona në një eveniment të tillë. Por ajo që mund të thuhet është fakti se Bleona ia arriti qëllimit të tërheqë pak vëmendje.





