New York, 18 Shtator 2014 – Bleona Qereni më të fund “ndjehet e sigurt”, pasi ajo dje zbarkoi në New York ku ka puthur të gjithë policët në aeroport.

Kështu ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja, e cila nuk ka mundur ta fshehë ekzaltimin dhe gëzimin me arritjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bleona pati një javë për t’u harruar, pasi gjatë qëndrimit në Itali asaj iu vodhën stolitë dhe dokumentet e identitetit. Por ajo tash është rikthyer në Amerikë ku ka puthur policët amerikanë në aeroportin “John F. Kenedy” të New Yorkut, pasi ata janë të vetmit që e bëjnë atë të ndjehet e sigurt.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto ku tregon një pamje të New Yorkut, dhe sipër të cilës ka shkruar:

“Zoti e bekoftë Amerikën. MË NË FUND NDJEHEM E SIGURT!!! E kam puthur çdo polic në JFK kur arrita! Krenare që jam këtu! E dua New Yorkun”.

Kjo le të kuptohet se Bleona gjithnjë e më pak ndjehet shqiptare, pasi kurrë nuk jep komplimente për vendlindjen e saj, e le më të puthë ndonjë polic shqiptar.

Bleona së fundi u detyrua të mohojë edhe thashethemet që dolën nga përgjimi i celularëve, të cilat e lidhën atë me një romancë me “kryepolicin” e Shqipërisë, Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

/Telegrafi/