Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Sonte", ku ka folur për muzikën dhe artistët e rinj.
Gjatë intervistës, ajo është shprehur se Tayna është reperja e saj e preferuar dhe se e do shumë edhe pse nuk e ka takuar asnjëherë.
"Mund të them që artistët e rinj janë shumë të mirë, ka një evoluim të muzikës shqipe në përgjithësi. Personi me të cilin kam rënë në dashuri për momentin është Tayna. Se kam takuar kurrë, por e dua shumë atë vajzë, sepse ka një tjetër stil muzike. Ne nuk jemi rritur me hip-hop, ne nuk mund të jemi amerikanë, por mendoj se ajo që thotë Tayna është e zgjuar. Mënyra se si e frazon muzikën dhe fjalët që flet, ajo është talent. Atë e kupton vetëm dikush që është profesionist dhe sigurisht dikush që nuk është xheloz. Këta të tjerët ndoshta se thonë, por ajo vajzë është perfektë dhe unë e dua", është shprehur Bleona.





