Në evenimentin e rëndësishëm të çmimeve "Oscar", që ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën, ka marrë pjesë dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti.
Bleona ka marrë skuadër shqipare për të mundësuar paraqitje sa më dinjitoze, pasi fustani është dizenjuar nga stilisti Valdrin Sahiti, grimi nga Lili Ismailin dhe fotograf Eugenio Qose.
Këngëtarja e ka publikuar vetë foton që duket që është realizuar përpara ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ku duket mahnitëse me fustanin transparent, i gjithi i mbushur me xixa dhe gurë që shkëlqenin, i hapur tërësisht nga njëra këmbë.





