Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, të ftuarit e këtij evenimenti i pret një festë në Los Angeles. e pranishme në këtë natë të rëndësishme të kinematografisë ishte edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.
Për në post-Oscar party, ajo kishte veshur një fustan “made in Albania”, me ngjyrë të purpurt të qëndisur dhe të dizenjuar nga Rezarta Skifteri.
Ndërsa në festën tjetër të organizuar nga “Venity Fair” Bleona kishte zgjedhur kombinimin klasik bardhë e zi. Gjatë këtij eventi të rëndësishëm këngëtarja shqiptare ka pozuar edhe me aktoren e njohur Jessica Alba, foton me të cilën e postuar edhe në Instagram.