Bleona Qerreti para disa kohësh, deklaronte se nëse i dashuri do të kishte tre femra të tjera, do ta linte të vazhdonte vetëm që ai të arrinte ta bënte vetë dallimin mes tyre.
Në programin “Lart e Poshtë”, ajo rrëfeu se po e shijon plotësisht jetën e saj dhe nuk është në kërkim të një mashkulli.
“Projekti i ri për artistet e mbyllura brenda kafazit. Unë s’do jetoja dot kurrë ashtu”, thotë këngëtarja, duke lënë më tej të kuptohet se nuk është tipi i vajzës që mbahet mbyllur në shtëpi.
“Jam gjithë kohë në fluturim, po deshi dikush të më kapë, shumë bukur”, ishte batuta e Bleonës, që shtoi se i dashuri për çdo rast do të ketë avion privat e ajo do të mund të fluturojë në mbarë botën, siç edhe ka bërë.





