SHBA, 31 maj 2014 – Bleona Qereti, këngëtarja e suksesshme shqiptare që po tenton suksesin edhe në Amerikë, në një komunikim të fundit me “Bluetooth”, veç planeve për këngë të reja dhe një projekti të rëndësishëm televiziv, rrëfen edhe një të papritur. Ylli i skenës sonë pranon për herë të parë ndarjen nga bashkëshorti, Gani Bardha. 

Ndonëse jo të martuar ligjërisht, marrëdhënia e tyre dashurore është mbyllur me konsensus.

“Gani do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, por rrugët tona tashmë janë ndarë. Është shumë e vështirë të mbash të gjallë një lidhje në distancë, megjithatë ai do të jetë gjithmonë familja ime”,thotë Bleona me zërin që i dridhet. Duket që nuk e ka pasur shumë të lehtë marrjen e këtij vendimi. 

Megjithëse për shumëkënd Bleona është vajza e çmendur, që jeton pa kokëçarje, ata që e njohin e dinë mirë që ajo dhe Gani kanë pasur një lidhje të jetuar bukur, edhe në vitet e fundit të saj.