Këngëtarja tregon për jetën e saj në Amerikë, planet për një fëmijë së shpejti dhe marrëdhëniet me bashkëshortin e saj
Ajo është gjithmonë protagoniste, pavarësisht nëse sjell apo nuk sjell gjë në tregun muzikor. Jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe siç do e thoshte ajo vetë, nuk ka lënë tapet të kuq pa shkelur. Ajo që të habit me Qerretin është se vazhdon të mbetet një njeri i hapur dhe të kthen përgjigje për çfarëdo që mund ta pyesësh. Nuk ka komplekse dhe nuk druhet të thotë atë që mendon. Në këtë intervistë për “Shekullin” rrëfen se më shumë jeton në avion sesa brenda mureve të shtëpisë së saj. Në këto periudhë sapo ka përfunduar pushimet dhe i është futur punës për koncertin e saj të radhës që do të mbajë në Las Vegas në 5 shtator. Në kohën e fushatës ajo erdhi dhe këndoi, njëherë në sheshin Skënderbe ku bëri edhe deklaratën “ I love you” Dr. Berisha dhe në një datë të dytë shkoi në Peqin ku këndoi në fushatën e deputetit Alfred Peza. Ndoshta për të treguar që është pa ngjyra politike. Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, ajo pohon se Kryeministri Sali Berisha do të mbetet në zemrën e asaj. Në këtë intervistë ajo tregon edhe për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj Gani Bardhi. “Aman se unë nuk kam kohë të merrem me këtë punë ! Gani ka jetën e tij dhe mua më duhet të respektoj privatësinë e tij . Gazetat e kanë bërë Ganin si Skënderbeun”. Por nga ana tjetër ajo pohon se është e gatshme të vrasë për Ganin, po ashtu edhe Gani për atë.
Bleona, me se po merreni aktualisht, cilat janë angazhimet tuaja?
Po merrem me përgatitjen e koncertit që do të mbaj në Las Vegas në datën 5 shtator.
A është e vlefshme të nxjerrësh një album sot apo mos ndoshta është më mirë të punosh me klipe?
Jo, sigurisht varet nga marketingu! Albumi nuk ka dalë akoma. Momentalisht ka dalë vetëm singëlli " "Take it like a man."
Jeni duke punuar për këngë të re?
Sigurisht, por bashkëpunimet e reja janë surprizë për momentin.
Përveç muzikës, çfarë po ndodh me aktrimin?
Vetëm muzikë tani për tani. Bleona, na tregoni pak për lagjen ku jetoni në SHBA? Unë jetoj në avion shumicën e kohës. Këtu nuk ka kohë njeri për “komshillëqe”. A ka shqiptar në atë vend ku jetoni ju dhe a ju njohin? Po, ka një modele e “LA” që quhet Eva Pepaj dhe kemi shumë miqësi. Një ditë shkova me mamin në “Santa Monica” dhe një çift shqiptar na ndaloi në rrugë sepse dëgjuan mamin që më fliste shqip! Takim shumë i lezetshëm sepse unë nuk kisha ide që kishte shqiptarë në Santa Monica. U përfol për një ndarje mes jush dhe Ganit, cila është e vërteta? Aman se unë nuk kam kohë të merrem me këtë punë! Gani ka jetën e tij dhe mua më duhet të respektoj privatësinë e tij. Gazetat e kane bërë Ganin si Skënderbeun.
Si është të jesh grua e një biznesmeni, është fat apo…?
Unë nuk kam lidhje me atë "koncept". Gjerat i kam arritur vetë dhe me shumë mund.
Si ecën raporti juaj pas kaq kohësh lidhje?
Ai është njeriu më i afërt në zemrën time dhe ne jemi shokë përpara çdo gjëje tjetër. Unë mund të vras për Ganin dhe njësoj ai për mua! Është një lid-hje pak si e pashpjegueshme.
Bleona, nga ana tjetër duhet të keni udhëtuar shumë. Cili është vendi yt i preferuar dhe pse?
Për mua tashmë ka kaluar ajo faza " "dale të shkoj të shoh si është ky vend apo ai vend" . Për mua ka rëndësi me kë je dhe jo ku je.
Erdhët në Shqipëri në prag të fil-limit të fushatës. I keni marrë vesh zhvillimet e fundit dhe fituesin e zgjedhjeve elektorale?
Po sigurisht, unë i uroj suksese Partisë Socialiste në qeverisjen e re, sepse në fund të fundit ajo që ka rëndësi është që këta njerëz ta çojnë Shqipërinë sa më përpara dhe t’i krijojnë mirëqenie popullit! Por Doktor Berisha është dhe do të ngelet në zemrën time. Mendoj që ai është një njeri tepër special dhe ka bërë vërtetë shumë gjëra për popullin tonë!
Ju e keni dëshiruar këtë jetë që bëni apo mendoni ndonjëherë që mund të ishte më mirë të ishit e panjohur?
Unë mendoj që kjo është ajo që kam dëshiruar gjithë jetën time. Është absolutist zgjedhja ime. Mendoj “this is my destino”.
A është e vështirë të menaxhosh famën?
Sigurisht që po.
Jeni ndier ndonjëherë në siklet për shkak të famës?
Sigurisht. Momenti më i keq ka qenë videoja virus që doli gjatë kohës që unë isha në tour vitin e kaluar.
Së shpejti dua të kem një fëmijë
Ajo flet me shumë entuziazëm për bashkëshortin e saj: “Gani është njeriu më special në jetën time dhe kjo nuk ka vend për diskutim! Unë gjithmonë do të jem marrëzisht e dashuruar mbas syve të tij. Gani është bërë personazh këtu, sepse duket si yll Hollywood-i me fizikun që ka. Kur jemi nëpër darka, ka njerëz që vijnë më takojnë mua në tavolinë dhe pastaj kthehen nga Gani dhe e pyesin: “Hë, si i ke punët me karrierën? Kur del filmi?”. Dhe Gani, që nuk ka lidhje fare me këto, ia plas të qeshurit dhe u thotë: “Unë nuk kam menaxher ose agjent apo trajner…Unë jam Gani.” (qesh) Jetës nuk i dihet, po sikur unë të martohem dhe 100 herë të tjera, vendin e Ganit nuk do ta zërë askush. Mendoj se ai do vijë në Shqipëri me mua në turin që kam në plan të bëj në fund të verës”. Sigurisht edhe për të ka ardhur momenti që të mendojë edhe për krijimin e një familje të madhe. Ajo na tregon se e mendon çdo ditë këtë gjë dhe e dëshiron shumë një fëmijë. Në përfundim të realizimit të albumit vëmendja e saj do të jetë e përqendruar pikërisht në këtë pjesë të jetës që është fëmija. Vetëm si nënë ajo do të ndihej e plotësuar. Ndërsa, kur vjen puna për mënyrën e të jetuarit dhe dinamikën që jeta e saj ka Bleona ka diçka për të thënë.
Keni menduar për një familje më të madhe, për një fëmijë ? Patjetër. Sa të mbarojë albumi. Keni bërë plane për këtë?
Sigurisht, nuk ka muaj që nuk mendoj.
Cila është gjëja më e çmendur që ke bërë deri më tani në jetë?
Të lë çdo gjë në Shqipëri dhe të nis gjithçka nga zeroja këtu në Amerikë.
Cila është një ditë e juaja normale në vendin ku jetoni?
Gym Skype me trajnerin e zërit & studio.
Cila është ajo gjë që ju mërzit më shumë?
Kur njerëzit paragjykojnë pa e ditur fare të vërtetën apo arsyet pse di-kush ndërmerr një veprim dhe kur ata mendojnë që dinë gjithçka. Mua më pëlqen shprehja: ‘Sa të rrosh do të mësosh.’
Po ajo që iu relakson ?
Masazhi dhe filmat.
Kur do të vini sërish në Shqipëri?
Nuk kam plan tani për tani.
I keni planifikuar pushimet, ku do të jenë ato?
Nuk kam pushime. Këtë verë isha një javë në Turks and Caicos dhe tani fil-lon puna.
Bëni ju një jetë prej dive, le të themi kështu?
Po dhe jam shumë krenare sepse çdo gjë e kam arritur dhe po e arrij me forcat e mia.





