Simon Ourian është një kirurg plastik dhe i besuari i shumë prej VIP-ave botërorë. Lady Gaga, Miley Cirys, Iggy Azalea, por mbi të gjitha motrat Kardashian i kanë besuar atij bukurinë e tyre. Klinika e tij quhet “Epione Beverly Hills” dhe është e njohur për shërbimet që ofron në kirurgjinë plastike apo trajtime të tjera të bukurisë.

Kësaj here një bukuroshe shqiptare ka vizituar klinikën e tij. Bëhet fjalë për Bleona Qeretin që i është drejtuar doktorit për një ndërhyrje.

Ka qenë vetë mjeku i njohur që ka publikuar një video në Instagram ku shohim Bleonën që në pritje të nisjes së procedurës për konturimin e linjës së nofullës, ha biskota. "Ti nuk mund të hash biskota gjithë ditën dhe të presësh që të të rregulloj qafën",- shkruan kirurgu në diçiturën që shoqëron videon.

 

 

#Jawline #contouring. Don't listen to her. You can't have cookies all day and expect me to fix your neck thank you @iambleona #iambleona

A post shared by Dr. Simon Ourian – Epione (simonourianmd1) on