24shtator 2015 – Pas Arian Çanit, Bleona i kundërpërgjigjet ashpër gazetares Iva Tiço për komentet e saj. U desh emisioni i mbrëmshëm i Blendi Fevziut që sot të degjenerohej në akuza ndaj Çanit e më pas Tiços. Gazetarja Iva Tiço, pas debatit të mbrëmshëm në “Opinion” u shpreh për portalin “neësbomb” se Bleona nuk është në formën më të mirë fizike dhe se duhet të bënte më shumë palestër dhe të hiqte dorë nga “malli” (droga).

“Lëre mallin dhe bëj palestër dhe kështu shqiptarët nuk ta shajnë më menderen”, i drejtohet Iva Tiço këngëtares Bleona.

“Pranoje moshën tënde dhe se nuk ka asgjë të keqe të jesh 37 vjeçe, edhe pse je vonë për ns Amerikë”, vijoi ajo më tej.

Pas këtij reagimi, Bleona i drejtohet Tiços me fjalët “e dashur k*rvë” duke i tejkaluar të gjitha limitet e etikës. Ajo shkruan se Iva Tiço kur ka qenë në moshë më të re, “ka shkuar me burra të martuar për të mbajtur vendin e punës”.