SHBA, 14 qershor 2014 – Bleona Qereti, pasi deklaroi divorcin e saj nga Gani Bardha, djalin e biznesmenit të njohur Ekrem Bardha, vazhdoi me avazin e vjetër duke realizuar foto erotike, ku shfaqet tërësisht nudo.
Lajmi i divorcit të saj u pranua nga Bleona pak ditë më parë, por disa thonë se ajo e divorcuar ka qenë prej kohësh, madje 4-5 vitet e fundit ajo nuk ka qenë fare e lidhur me Ganin.
Këngëtarja e ka mohuar këtë gjë duke thënë se kanë qenë shokë të mirë. Sipas informacioneve që disponojmë, divorci i Bleonës ka pasuar menjëherë, pasi është pajisur me pasaportën amerikane.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/






