5 tetor 2014 – Kohët e fundit, këngëtarja Bleona Qereti nuk i ka aspak të mira marrëdhëniet me fansat e saj, ku në të shumtën e rasteve e ofendojnë. E njëjta situatë është përsëritur edhe sot, teksa ajo ka përcjellë një urim. 

"Urime të gjithë besimtarëve myslimanë! Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin… Qofshi të bekuar", ka shkruar këngëtarja. 
Kaq ka mjaftuar që të vërshonin ofendimet, duke i thënë se më në fund ka shkruar shqip. Një tjetër komentues i ka thënë: "Si ke fytyrë e uron shqiptarët për Festen e Bajramit, kur ti ke mohuar që je shqiptare", etj. Pavarësisht kësaj situate, ajo ka qëndruar në heshtje.