Mesa duket aksionarët e klubit, duke përfshirë aksionarin kryesor Kenwright, kanë rënë dakord të shesin 75% të aksioneve të klubit. Identiteti i blerësit mbetet sekret, teksa raportohet të jetë nga Lindja e Mesme. Nuk do të jetë grupi i udhëhequr nga pronari i San Diego pares John Jay Moores dhe sipërmarrësi tjetër Charles Noell.
Pas një sage që po zgjat një dekadë të tërë për sa i përket shitjes së klubit, mendohet se ka pasur një interes në rritje në muajt e fundit. Ish-aksionari i Arsenal Farhad Moshiri është përfolur si një blerës potencial, pasi i ka shitur aksionet e tij të “Topçinjve” tek Alisher Usmanov gjatë ditës së premte. Forbes deklaron se 60-vjeçari Usmanov ka një pasuri personale prej 1.6 miliardë euro, dhe i është dashur të shpenzojë rreth 250 milionë euro për të siguruar aksionet e Arsenal, afër shifrës që kërkohet për 75% të aksioneve të Everton.
Pronari Kenwright, i cili bleu klubin nga Peter Johnson në vitin 1999 për 25 milionë euro, është shprehur se: “Nëse vjen personi i duhur, i cili kërkon të çojë klubin përpara, atëherë unë do e shes.” Kenwright vuan nga një gjendje jo e mirë shëndetësore, kjo ka bërë që ai mos të jetë shumë shpesh i pranishëm në ndeshjet e Everton në “Goodison Park” gjatë këtij sezoni.