Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani është padyshim krenari për arritjen në karrierën e tij ndërkombëtare.

Megjithatë, ai asnjëherë nuk e harron origjinën e tij dhe përpiqet të gjejë kohë për të vizituar Shqipërinë, Kosovën apo dhe vendlindjen, Maqedoninë e Veriut. Së fundmi ai ndodhet në vendin tonë, teksa është një ndër personazhet kryesore të filmit “Në det është parajsa”, i cili pritet të dalë së shpejti.

Duke folur për mikrofonin e “Shqipëria Live”, Blerimi ka ndarë më shumë nga roli i tij në këtë projekt, por po ashtu dhe për jetën personale. Ai ka treguar se filmi flet për një djalë me origjinë shqiptare, i cili jeton në Gjermani, por që kthehet pas në vendlindjen e tij, ku zbulon veten dhe prejardhjen e tij.

Është një film dramë e kemi filluar ta xhirojmë në Gjermani, tani kemi pjesët e Shqipërisë po shkon mirë edhe pse këtu është vapë .

Filmi flet për një djalë që jeton në Gjermani, me karakter gjerman por origjinë shqiptare. Ai kthehet në Shqipëri pasi ka një rast vdekjeje dhe nga këtu gjen veten, zbulon veten.

Sa i përket jetës personale, ai zbuloi se do dëshironte të bënte një dasmë të madhe në të ardhme, por pa zbuluar nëse e ka gjetur partneret e jetës.

“Unë nuk e di ato që më njohin e dinë që jetën private e mbaj private, por një damës e madhe është mirë por si dihet, akoma nuk e di.”- tha ai.