Ogerta Manastirliu do të jetë kandidatja e PS për Bashkinë e Tiranës. Kandidaturën e konfirmoi kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS. Rama shtoi se Manastirliu i duhet kryeqytetit.
“Kuadri ligjor lë për të dëshiruar, kur kryetari nuk paraqitet në detyrë, kur është i penguar nga paraburgosja. Nuk është propozim që e bëj me zemër të lehtë. Tirana nuk und të gdhihet dhe të ngryset si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk mund të presin as 7 ditë të tjera.
Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës. E dashur Ogerta, e di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën, si treni për lokomotivën. PS nuk ka më as çfarë pret për ta vënë lokomotivën në lëvizje me makinistin e duhur. Nuk kemi ku dhe pse e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm, për t’i kërkuar mbështetje popullit të Tiranës. shtë radha jote e dashur Ogerta që ta udhëheqësh Tiranën. Detyra jonë është të të mbështesim ,për të marrë besimin e komunitetit”, theksoi ai.
Për rrjedhojë në Kuvend pritet të futet Blerina Gjylameti, mandatin e të cilës e mori për pak vota Olta Xhaçka.





