Stilistja Blerina Kllokoqi Rugova tashmë në Kosovë njihet për punën e saj të suksesshme. Përveç se ajo ka ndryshuar për të mirë paraqitjen e presidentës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ajo po kujdeset edhe për veshjen e ish guvernatores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka emrin, Jane Harmen dhe ishte guvernatore e Kalifornisë nga viti 1998. Ajo përveç si guvernatore ka qenë edhe përfaqësuese e shtetit për më shumë se një dekadë.
Fustanin e punuar nga Blerina ajo e ka të veshur në eventit e rëndësishëm në SHBA, “Kennedy Center Honores” që u mbajt në Uashington me këtë rast prezent kanë qenë edhe presidenti Barack Obama dhe një numër i madh i politikanëve dhe aktorëve të famshëm.