KOSOVE– Blerim Muharremi, i njohur si Blero, ka vënë në shënjestër të kritikave të tij këngëtaren Elvana Gjata dhe produksionin “Three Dots”.

Sipas tij, videoja e këngës “Gjaku im”, ka ngjashmëri me videon e “Wicked game” nga HIM.

Elvana Gjata e publikoi videoklipin e këngës në fjalë, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në dallim nga videoklipet e tjera, këtu Elvana shfaqej me një imazh mistik, duke pasqyruar kohët e lashta dhe një dimension të ri. Për realizimin e këtij videoklipi Elvana ka pasur në dispozicion një ekip prej më shumë se 30 personash.