Këngëtari Blero Muharremi ka folur për herë të parë për sfidën e tij me depresionin në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Gjatë deklaratës ai e ka vendosur theksin në rëndësinë e trajtimeve me specialistë.
“Më janë akumuluar shumë gjëra gjatë viteve dhe kam pasur nevojë për një trajtim. Shumë gjëra, depresioni, ankthi…
Askush s’e ka ditur, por më ka bërë shumë mirë. Mendoj se është shumë okay për njerëzit që të kalojnë faza të tilla.”
Kuptova që kishte ardhur koha për një trajtim. Nuk jam tip që jam shumë i hapur dhe i mbaj gjërat për vete. E pashë që kisha nevojë, së pari për veten, për vajzën dhe për familjen dhe shkova për një trajtim diku jashtë vendit.”
Deklarata të tilla duhet të marrin minuta dhe vëmendje pasi mbetet një nga problematikat më të përhapura dhe një nga arsyet kryesore të përkeqësimit është neglizhenca ndaj vetes.”