Blero është larguar nga gara e ‘Big Brother VIP Kosova’.

Këtë vendim ai e bëri të ditur në spektaklin e së premtes, duke thënë se po heq dorë nga çmimi i madh për shkak të presionit brenda në shtëpi.

Ai theksoi se mirëqenia e tij dhe shëndeti mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë.

Këngëtari ishte banori i dytë i eliminuar i mbrëmjes, pas Miss Rose. Ai hyri në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’ që në nisje të edicionit të dytë, më 20 tetor.