Një turist britanik është burgosur për 10 vjet pasi pasi bleu një pije duke përdorur para të falsifikuara.

Oliver Andrews, 29 vjeç, tani është burgosur në një burg maroken, ku ndan një qeli me 31 persona të tjerë, pasi u arrestua në nëntor.

Oliveri nga Bournemouth, Angli,  kishte vizituar një bar në Marrakech të Marokut me një mik dhe bleu një pije. Aty u informua se gjysma e parave të tij ishin false.  Dyshja u burgosën dhe iu dha dënimi pesë muaj më vonë.

Andrews fillimisht u përball me akuza të mëtejshme për krijimin e një grupi të krimit të organizuar dhe bërjen e parave të falsifikuara, por këto u hoqën më vonë.

Ai këmbëngul se nuk e kishte idenë se paratë që po përdorte ishin të falsifikuara. Alanna Cornick, partnerja e Andrews, tha për BBC-së se dënimi ishte jashtë pritshmërive.

Cornick tregon se për shkak të kushteve të burgut, ku po qëndron, Andrews ka probleme me shëndetin mendor dhe fizik. Po jeton me më shumë se 30 vetë në një qeli dhe nuk ka mundësi të diskutojë me asnjë aty sepse gjuha është bërë pengesë.

“Kur e vizituam në burg, ai ishte në një gjendje shumë të përkeqësuar mendore dhe fizike dhe kishte filluar të kishte mendime për vetëvrasje për shkak të pamundësisë për të komunikuar me askënd për shkak të pengesës gjuhësore”, ka shkruar ajo në Facebook.

Familja e Andrews gjithashtu pretendoi se atij i ishte mohuar një përkthyes zyrtar dhe mundësia për të folur me një avokat.

Andrews dhe shoku i tij tani janë duke pritur për një datë të re gjyqi, kur çështja e tyre do të dëgjohet për herë të dytë nga një gjyqtar tjetër.