Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e "Habilajve", ku policia italiane ka raportuar rreth 400 faqe per rrjetin e trafikantëve të drogës.

Grupi kriminal i drejtuar nga Moisi Habilaj, në disa raste ka përmendur edhe emrin e ish-kreut të ministrisë së Brendshme, Saimir Tahirit.

Kështu në faqen 100 të këtyre përgjimeve, Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, flasin për një Tahiri, duke thënë se, çfarë ka më shumë ai, përveç emrit dhe pozicionit. Moisi Habilaj thotë në përgjime se Tahiri nuk ka më shumë lekë se ata. Ai përllogarit se, në një muaj Tahiri, ka bërë rreth 5 milionë euro.

Ndërsa Sabi thotë se, ato para shkojnë për fushatë elektorale për të cilën, në fakt sipas tyre, Tahirit i duhen 20 milionë euro. Në disa përgjime të tjera, Habilaj përllogarit edhe rreth 30 mijë euro pagesë për Tahirin, ndërsa në një pasazh tjetër njëri prej të përgjuarve thotë se, 'i ka blerë një byzylyk gruas së Saimirit dhe një nënës së tij'.

'Moisi futet në makinë dhe i tregon Sabit se kishte marrë dy byzylykë, njërin për nusen e Saimirit dhe tjetrin për nënën e tij. Sabi e pyet nëse kishin kushtuar shumë'.

Moisi: Goxha

Sabi: 1000 euro?

Moisi: 2000 euro

Më pas biseda vazhdon për gjëra të tjera.