Nis mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së shkallës së parë Durrës procesi për masën e sigurisë për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Në pamjet filmike që po sjell “DurrësLajm” duket vargu i gjatë i furgonëve të policisë që sjellin në gjykatë 60 të arrestuarit 3 ditë më parë në kuadër të operacionit policor, që u zhvillua në të gjithë bashkinë Durrës.

Në gjykatë ka prezencë të shtuar policore, ndërkohë që procesi gjyqësor pritet të zhvillohet me faza, për shkak të numrit të lartë të të arrestuarve.

Në ambientet e jashtme të gjykatës vihet re një numër i lartë familjarësh të të arrestuarve, që presin veendimin e gjyqësorit për të akuzuarit.

Njoftimi i policisë për operacionin “Tempulli”:

Në përfundim të fazës së fundit të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Durrës, në 22 janar 2024, janë nxjerrë:

-58 urdhëra ndalimi nga Pokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.

Nga ana jonë janë ekzekutuar 52 urdhra ndalimi konkretisht:

-47 urdhra ndalimi nga Prokuroria.
-3 vendime arresti nga Gjykata.
-Janë arrestuar në flagrancë jashtë masës së sigurisë 2 shtetas.
-janë shallur 11 shtetas në kërkim.
-janë kryer 65 kontrolle ambientesh/banesash.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

-1 kg e 120 gramë kokainë dhe 250 doza.
-8 kg kanabis sativa dhe 500 doza.
-360 doza heroinë.
-1200000 lekë.
-14.500 mij euro.
-1 armë zjarri pistoletë.
-3 armë gjahu.
-2 armë sportive.
-23 automjete.
-8 peshore.
-3 armë të ftohta.
-44 celular.
-municion luftarak

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim.