Nën masa të forta sigurie ka nisur seanca gjyqësorë në Gjykatën e Krujës, ku pritet të jepet masa për 5 të arrestuarit gjatë aksionit të policisë në Nikël. Gjyqtare e çështjes është Enkelejda Hoxha dhe prokuror Petrit Çano.

Gjykata e Krujës ka dhënë masën "Arrest me burg" për Ylli Çangun dhe Valter Bamin, ndërsa pritet të japë masën edhe për 3 të tjerët.

Nga aksioni i pak ditëve më parë nga forcat RENEA u arrestuan pesë persona, konkretisht Lutfi Haka 67 vjeç, Marklen Haka 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skënder Leza, 34 vjeç, Valter Bami,.32 vjeç.

Në banesat e tyre policia gjeti dhe sekuestroi armë dhe para. Më herët Prokuroria kërkoi masën ‘Arrest me burg’ për 5 të arrestuarit.

Aksioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të 12 shtatorit dhe pati si qëllim goditjen e një prej grupeve më të përfolur për disa ngjarje të rënda në Tiranë.