Safet Bajri është njohur me masën e sigurisë së arrestit me burg pa afat në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, paraditen e sotme. Furgonë policie dhe efektivë të shumtë kanë qëndruar në hyrje të gjykatës, duke krijuar masa ekstreme sigurie.
Safet Bajri, është një nga 11 të arrestuarit e operacionit policor “Oaz” dhe sipas hetimeve, një nga figurat qendrore të grupit “kriminal Bajri”. Bajri u arrestua në Tiranë.
Safet Bajri u arrestua në Tiranë tre ditë më parë në ambientet e një bilardoje, pas hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në pranga kanë rënë të total 11 persona të grupit 'Bajri'. Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal, trukim ndeshjesh, armëmbajtje pa leje.





