Pas ngjarjeve të fundit kriminale, kryeqendra e veriut është blinduar nga policia. Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës që patrullojnë në zonë prej një jave, i janë bashkuar edhe RENEA dhe Forcat Operacionale të Tiranës.

Perforcimi i trupave është bërë me urdhër të Ministrise së Brendshme. Ndërkohë FNSH ka ushtruar kontrolle gjatë natës në disa zona në Shkodër, konkretisht në Livadhe, Dobrac dhe disa zona te qytetit.

Masat e shtuara të policisë vinë pas alarmit të dhënë dhe nga pushteti vendor dhe opozita, se bandat dhe krimi kanë marrë kontrollin e qytetit.

Gjatë kohëve të fundit në Shkodër janë vrarë 6 persona. Biznesmeni Arian Ferracaku u ekzekutua javën e kaluar nga persona të panjohur teksa po kalëronte. Ngjarja e rëndë tronditi qytetarët shkodranë, që në fakt thelloi bilancin e viktimave të ngjarjeve kriminale të ndodhura brenda pak muajve.