Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për gazetërët jashtë dyerve të parlamentit, ku nuk la pa përmendur shpalljen non-grata të Antony Blinkenit në çdo institucion politik të SHBA-ve nga presidenti Donald Trump.

Berisha tha se ai paraqet rrezik për sigurinë dhe se kjo është karma.

“E merrni vesh ju kush është Edi Rama, i lidhur me të si mishi me kockën. Rama më  rrihte gjoksin se ai më kishte shpallur non-grata mua. Karma është ashtu siç e dini dhe vetë ju, s’po e them unë”.

Berisha mbështetin deklaratën e dhënë disa orë më parë se arrestimi i kryebashkiakut, Erion Veliaj u bë për të sfumuar ardhjen e drejtorit të fushatës së Trump në mbështetje të PD.

“Tani që u bë për atë qëllim, mos ki asnjë dyshim sepse deklarata që bëri kryetari i komitetit të partisë republikane, nuk kishte dhe nuk mund të bëhej kurrë me dëshirën apo vullnetin e Sali Berishës. Ajo ishte një deklaratë që buronte nga thellësitë e establishment republikan, sepse George Soros është faktuar, ju  e morët vesh besoj që Antony Blinken që është non-grata për çdo zyrë federale të SHBA, pra ky njeri nuk mund të futet në asnjë institucion si rrezik për sigurinë kombëtare. E merrni vesh ju kush është Edi Rama, i lidhur me të si mish me kockën. Antony Blinken, Rama më  rrihte gjoksin më kishte shpallur non-grata mua. Karma është ashtu siç e dini dhe vetë ju, spo e them unë”, është shprehur Berisha.