Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka falenderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për mirëpritjen e afganëve.

Me anë të një postimi në “Twitter” zyrtari i lartë amerikan nënvizon se i janë shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të NATO-s, në këtë rast Shqipërisë.

Postimi i Antony Blinken:

Faleminderit
@ediramaal
për ofertën e Shqipërisë për të siguruar strehë të sigurt për afganët në nevojë.

Shumë mirënjohës për partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatit tonë në NATO.