Në ditën e dytë të takimit të 32 ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, sekretari i përgjithshë Mark Rutte duke folur për gazetarët tha se është biseduar për t’i dhënë Ukrainës sisteme të mjaftueshme për mbrojtje ajrore në mënyrë që ajo ta mbrojë infrastrukturën e vet nga sulmet ruse.

“Pati pajtueshmëri të qartë mbrëmë se mbështetja e Ukrainës, posaçërisht për infrastrukturën e saj, duhet të jetë prioritet”, – tha Rutte. “Besoj se aleatët do të sigurohen në ditët dhe javët në vazhdim se do ta furnizojnë Ukrainën me çfarëdo që mund ta furnizojnë”, – shtoi ai.

Por nga ana tjetër Ukraina është paralajmëruar nga Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken. Ai tha se Kievi ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e tij. Duke folur në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, Blinken tha se fuqia punëtore po bëhej po aq problem për Ukrainën sa edhe mungesa e pajisjeve, – shkruan Sky News.

“Ukraina ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e mëtejshëm, por këto janë vendime të nevojshme. Kjo është kritike, sepse edhe me paratë, edhe me municionet, duhet të ketë njerëz në vijën e frontit për t’u marrë me agresionin rus,” tha Blinken.