Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka reaguar nepërmjet një statusi në Twitter pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.
Në fokus të takimit ishte mbrojtja e demokracisë.
Statusi
“Ishte kënaqësi të takoja miken time Olta Xhaçka dhe të festonim suksesin e Dialogut Strategjik SHBA-Shqipëri. Biseduam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, përfshirë edhe mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimaterike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej një kohe të gjatë”. Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken