ARRSH dhe Policia Rrugore njoftojnë se sonte në ora 23:00 përfundon ndërhyrja në aksin Sukth – Maminas, në drejtimin Durrës – Tiranë.

Ditën e nesërme, ora 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin e parafundit Maminas – Vorë po në drejtimin Durrës – Tiranë.

Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë – Durrës do të vazhdojë normalisht ndërsa mjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do devijohen në rrugën dytësore nga Maminas deri në Vorë.