Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Në një status në rrjetet sociale, Spahia shkruan se Rama nuk duhet t’i provokë shkodranët, pasi ata nuk do të ‘hanë bar’ për partinë.

Me tone të ashpra, demokrati thekson se bllokimi i buxhetit është një mllef politik nga Voltana Ademit, por që bie në kurriz të qytetarëve.

Reagimi i Bardh Spahiajt:

MOS E PROVOKO SHKODREN EDI RAMA!
Nuk priti as 24 ore, pa e nxjerre ne pah mllefin politik, qe ende nuk e ka kapur Shkodren si bashkite e tjera, natyrisht per shkak se perzgjedh kriminele per te perfaqesuar qeverisjen e vet.
Me urdher politik e pa nje reference ligjore Ministria e Financave bllokon permes deges se thesarit procedurat e likuidimit per fondet dhe investimet e bashkise Shkoder. 11 vjet ne krye te bashkise Tirane, Edi Rama e ka te qarte se nuk po bllokon Voltana Ademin por vec u heq sherbimet qytetareve te bashkise Shkoder. Mllefi qe e katandisen ne 5% pjesemarrje eshte aq i madh sa te sakrifikoje edhe qytetaret e 5 %-it qe i votuan kandidatin e inkriminuar. Socialistet e Shkodres po e kane te qarte qe per Ramen, jane thjesht numra ne funksion te karriges se tij, e jo banore te nje qyteti qe kryeministri ilegjitim u mburr se e ka prioritet. A do pranoje 5%-shi te haje bar per partine? E sigurt eshte se 85% e shkodraneve nuk do e pranojne! Prandaj Edi Rama leri provokimet! Sherbimet ndaj qytetareve jane nje detyrim kushtetues, e per to paguajne taksa, jo te ardhurat e Surrelit qe i menaxhon si te duash!