DURRËS, 8 tetor 2014–  Saga e përplasjeve mes autoriteteve të Prishtinës dhe Tiranës, për tregtimin dhe kalimin e produkteve jashtë standarteve në të dy anët e kufirit, ka marrë një rrjedhë rrezikshme dhe me pasoja fatale për jetën e qindra mijëra qytetarëve shqiptarë. Nën petkun dhe retorikën nacionalizimit, qarqe të lidhura me fije të shumëfishta interesash në Kosovë, tentojnë të sjellin në Shqipëri, produkte jo vetëm jashtë standarteve, por edhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Ndërkaq, situata është dramatike, pasi trysnia dhe presioni i “mafies” së miellit është aq i fortë sa që tenton të përkulë dhe të gjunjëzojë të gjitha filtrat e kontrollit. Problemi bëhet edhe më i mprehtë, kur zëdhënës të oligarkëve miellit jashtë standarteve bëhen personazhe dhe analistë me një staturë të caktuar publike, të cilët përdorin influencat e tyre, tek autoritetet më të larta shtetërore, për çarë bllokadën. Bëhet fjalë për bllokimin e miellit kosovar, krundeve nga Kosova, ndërsa zëdhënës i qarqeve të errëta të miellit është bërë Baton Haxhiu. Por, bllokimi i importit të miellit kosovar në Shqipëri është bërë objekt debati në distancë mes gazetarit Baton Haxhiu dhe kreut të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Erjon Braçe.

Deputeti socialist ka marrë shkas nga një letër e hapur që gazetari Haxhiu i ka dërguar kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në këtë kuadër, deputeti Braçe ka reaguar në një koment në Facebook-un e Geraldo Durdës, një prej miqve të tij në rrjetin social, ku akuzon gazetarin Haxhiu se po mbron interesat e një oligarku dhe se duhet ta hajë vet atë miell që është ndaluar për të hyrë në Shqipëri. Braçe tha se në Shqipëri konsumohet miell që nuk e gjen as në Evropë. Ai theksoi se niveli minimal i proteinave është 12.5 për qind dhe nuk ka pse dikush të hajë atë miell që është më i varfër. “Ky tipi ta hajë vetë atë miell apo bukën me atë miell. Ne hamë miell që se ha kush në Evropë. Niveli minimal i proteinave është 12.5%. Po ju pyes juve, pse duhet të hani një miell me të varfër se kaq? Apo pse duhet të hani bukë prej këtij mielli të varfër? Kush është arsyeja? Patriotizmi? Çlidhje ka?”, shkruar Braçe në Facebook.   

Akuzat 

  Ndër të tjera, kreu i Komisionit për Ekonominë dhe Financat tha se, gazetari Haxhia qan hallin e oligarkut të tij dhe jo të një ushqimi të shëndetshëm për fëmijët që rriten në Shqipëri. “Kur vendoset standardi nuk vendoset thjesht për ty dhe mua. Kaq. Ky tipi që shkruan ka hallin e parave të oligarkut që mbron, jo të ushqimit të shëndetshëm të fëmijëve të këtij vendi. Se çfarë vendi jemi ne e flasim herë tjetër, por ne s’mund të jemi vendi ku ky tipi dhe oligarkët e tij bëjnë para duke na shitur atë që se shesin tjetër kund”, shkruan ndër të tjera Braçe. 

/Sot News/