Në pikën kufitare me Serbinë në Merdar nuk ka pothuajse fare qarkullim.
Mësohet se automjetet që kanë targa të huaja nuk ndalohen prej protestuesve.
Po ashtu, autobusët dhe kamionët janë duke shfrytëzuar pikën tjetër te Dheu i Bardhë per të hyrë në Kosovë pas bllokimit të pikavë kufitare Merdare, Jarinjë e Bërnjak.
Kontrollat janë të shtuara nga pala serbe, që i bjen në dalje të Serbisë.