Bllokimi i seancës parlamentare javën e kaluar nga opozita,  ka detyruar mazhorancën që të ndërmarre të tjera hapa. Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla në një komunikim për gazetarët zbuloi vendimin e marrë në mbledhjen e grupit. Ai theksoi se socialistët do të votojnë rendin e ditës pavarësisht qëndrimit bllokues të opozitës.

Balla tha se ajo qe ndodhi javën e kaluar ne seance ishte qesharake, ndërsa shpreson qe seanca e radhës te jete normale pasi ka çështje me rendesi per tu diskutuar.

“Në këtë rast është miratimi i çështjeve që ka në rendit të ditës. Në kushtet e një deklarimi që një pjesë e opozitës është zotuar se në Kuvend nuk do ketë punime normale, kuvendit duhet të veproje. Duhet tja bëj shumë të qartë që as njëlloj kërkese e kësaj forme nuk mund miratohet dhe nuk vlen të merret në konsideratë.

Ne do mundohemi që diskutimet të zhvillohen dhe në këtë përpjekje për të vijuar punë normalisht është edhe vendimmarrje e sekretariatit për votimet dhe procedurat në Kuvend, ku deputetët që thyejnë rregulloren të mos marrjen pjesë në seanca plenare. Shpresoj që duke qenë se kemi shumë çështje të rëndësishme, Kuvendi ti kthehet normalitetit”, tha Balla.