Bashkëkryetari  i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për mediat ku foli për bllokimin e mbledhjes së sotme, sipas tij, nga ata që nuk e duan reformën zgjedhore. 

Ai e cilësoi teatrin e radhës nga ata që nuk duan reformën, skenën e sotme, ku deputetët e opozitës penguan zhvillimin e mbledhjes. 

Alibeaj u kërkoi ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, që do të merrnin pjesë në mbledhjen e sotme dhe gazetarit që u shty nga Garda gjatë tensioneve. 

“Ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, që më shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Ajo që ndodhi sot nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga ata që nuk e duan reformën, por e shndërrojnë mbledhjen e komisionit në sallë muskujsh. 

Edhe mazhoranca, ka treguar që është e pirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar parlamenti. 

Listat e hapura, votimi e numërimi elektronik, votimi për shqiptarët janë Shqipërisë. Ky është testi që të dyja palët nuk duan ta pranojnë. Dua t’ju bëj me dije që qëndrimi i PD që në ditën e parë, nëpërmjet ndryshimeve të kodit zgjedhor, t’u japim shqiptarëve zgjedhje të ndershme. Të zgjedhin ata se kush janë përfaqësuesit real të tyre dhe jo interesat e vogla të njërës palë. Listat e hapura janë sfidë për secilën palë. 

T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve, të zgjedhin ata se kë duan t’i përfaqësojë. 

E dimë që Rama është më se i qetë me këtë ligj zgjedhor. Do të përdorë në çdo rast administratorët, patronazhistët, bandat, do t’i drejtohet shit-blerjesh së votave. Është detyrimi i çdo përfaqësuesi të opozitës, që me propozime konkrete, të vendosë mure ndaj abuzivizmit që Edi Rama po përdor për vjedhjen e zgjedhjeve. Të adresojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

Nuk është e vërtetë që ka dakordësi për mbledhjen që të zhvillohet të premten. Ne kemi qenë të gatshëm që në momentin më të parë për ta zhvilluar”,-tha Alibeaj.