Sot ekzistojnë shumë variante të Covid-19 që kanë marrë jetën e miliona njerëzve. Kjo i shqetëson ekspertët sepse ata nuk dinë se çfarë i pret. Edhe pse zakonisht llojet e mutacioneve të viruseve bëhen disi të buta me kalimin e kohës, kjo gjë s’mund të ndodhë me Covid-19.
Varianti vdekjeprurës në Mbretërinë e Bashkuar është më i transmetueshëm dhe varianti i Afrikës së Jugut shkakton më shumë komplikime dhe simptoma të ndryshme. Këto variante janë ende duke u studiuar nga shkencëtarët.
Variantet e reja Covid-19 vijnë me simptoma të reja të rrezikshme
Shumë mjekë në Indi po raportojnë simptoma që nuk kanë asnjë lidhje me sistemin e frymëmarrjes. Ata po marrin pacientë me simptoma gastrointestinale si diarre, dhimbje barku dhet bllokim subakut të zorrëve, të cilët janë pozitiv me Covid-19. Sipas tyre, veshkat janë gjithashtu më të përfshira në rastet e reja.
Simptomat e bllokimit të zorrëve
Ju duhet të qëndroni vigjilent për këto simptoma të reja të COVID-19 dhe bllokim i zorrëve është një ndër to. Diçka po bllokon zorrët tuaja dhe për këtë shkak jashtëqitja nuk është po e njëjta. Mund të shkaktojë ngërçe dhe dhimbje të forta në stomakun tuaj dhe mund të përjetoni ënjtje në bark. Përzierja dhe të vjellat, fryrja e barkut, kapsllëku dhe tingujt në bark mund të jenë simptomat e reja të Covid-19.