Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër pas bllokimit të mbledhjes së konstituimit të këshillit bashkiak të Devollit.

Braçe i quan idiotë ata që penguan konstituimin e Këshilltarëve dhe të kryetarëve të bashkive, që sipas tij janë zgjedhur dhe janë konfirmuar nga Gjykata dhe Kolegji Zgjedhor.

POSTIMI I PLOTË

Për çdo idiot; Kryetari i çdo bashkie, këshilltaret e Këshilli, dolën nga zgjedhje kushtetuese, vota e popullit, u njohën nga Gjykata e Kolegji, te dyja legjitime! Ne dite si kjo, fjala bie ne Devoll, mbaron Mandati i çdo te zgjedhuri. Pra, s’jeni me, jeni fantazma para ligjit!

NUK JENI ME! JENI FANTAZMA NE RAPORT ME LIGJIN!

Po ndodh qe, ne dite si kjo, mbaron mandati i cdo te zgjedhuri vendor kryetar bashkie dhe keshilltar! Sipas Kushtetutes, ne nje dite si kjo e kur ndodh kjo, nuk ka me as kryetare e as keshilltare, pra as keshilla bashkiake. Ne nje dite si kjo, sipas Kushtetuetes, keshilltaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ e Kolegji-dy institucione legjitime, marrin detyren! Bashke me ta e para tyre, sipas Kushtetutes, kryetaret e zgjedhur nga populli ne perputhje me Kushtetuten, shpallur nga KQZ, Kolegji e mbi te gjitha, vertetuar nga Gjykata, betohen, marrin e nisin detyren! Kaq mu sic thote Kushtetuta! Ndaj, duhet te kuptoni se, jeni fantazma! Ju kthehu te tille ne raport me Kushtetuten e ligjin, #LulzimBasha. Boll i rate popullit ne qafe, ai kerkon sherbime menjehere; merrni e merruni me Lulin tuaj!