350 mijë euro gjobë dhe bllokimi i 1.6 milionë litra gaz janë masat e marra ndaj një subjekti që tregton gaz.

Aksioni kundër informalitetit është drejtuar nga drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj, i cili sqaroi edhe masat e marra.

Subjekti në fjalë nuk kishte paguar detyrimet e akcizës për gazin e lëngshëm që kishte hedhur në treg.

"Kemi konstatuar një subjekt që operonte në fushën e tregtimit të gazit të lëngshëm natyror, i cili përveç parametrave cilësore dhe teknike, kishte edhe mangësi në deklarimin e detyrimeve fiskale. Subjekti ka hedhur në qarkullim 1.6 milionë litra gaz natyror të lëngshëm të papaguar detyrimet e akzicës. Në total detyrimi i munguar dhe penaliteti i vendosur ndaj këtij subjekti arrin shifrën prej 38 milionë lekësh ose 350 mijë euro", tha Gjokutaj.