GJIROKASTËR- Të paktën 145 kg hashash u bllokuan në orët e para te mëngjesit të ditës së sotme në afërsi të fshatit Grehot, ndërsa një person u shpall në kërkim. 

Lënda narkotike u bllokua në automjetin tip “Ford”, me targa AT 043 MK, ndërsa drejtuesi u largua”, thuhet në komunikatën e policisë. 

Burime policore bënë me dije se drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur policisë për të ndaluar, ndërsa lënda narkotike kishte origjinën nga Lazarati dhe destinacion final Italinë. 

Lënda narktoke ishte ndarë në 29 pako, me 5 kg të barabarta dhe ishte fshehur në bagazhin e automjetit”, saktëson policia.

Policia tha se aktualisht aksioni për ndalimin e transportuesit vazhdon, ndërsa një procedurë penale ka nisur ndaj tij.